News

Shënim për këtë vit, për vitin e ardhshëm dhe pritshmëritë për ekonominë tonë në periudhën e ardhshme 5 vjeçare
27.12.2020

27 dhjetor viti 2020 Shkup - Në vazhdim është Shënimi i ministrit të Financave Fatmir Besimi për ngjarjet ekonomike gjatë këtij viti, pritshmëritë për vitin e ardhshëm dhe për periudhën deri në vitin 2025

“TVSH-jaIme, #ShpërblimiIm” – Tërhiqet fituesi i shpërblimit kryesor
23.12.2020

23 dhjetor 2020, Shkup - Zoran Furnaxhiski nga Berova është fituesi i shpërblimit kryesor prej një milionë denarë, në lojën shpërblyese Tvsh-jaIme, #ShpërblimiIm, në shortin publik i cili u mbajt të shtunën në mbrëmje në televizionin Kanal 5.

Besimi: Masat antikrizë kanë zbutur rënien ekonomike që do të kishte qenë mbi 7%
22.12.2020

22 dhjetor 2020, Shkup - Masat antikrizë kanë amortizuar rënien e aktivitetit ekonomik, që erdhi si rezultat i krizës së shkaktuar nga Covid-19. Nëse nuk do të vepronim shpejtë përmes shpenzimeve publike, rënia ekonomike për tre tremujorët e parë do të kishte qenë 1.2 pikë përqindje më e lartë, praktikisht në vend të 5.9% për tre tremujorët e parë, do të kishte qenë rreth 7.1%. Fokusi në ekonomi në periudhën e ardhshme do të jetë kryesisht rimëkëmbja , por gjithashtu vendosja e bazave për një rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme, tha ministri i financave Fatmir Besimi në konferencën "Ndikimi socio-ekonomik i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut - mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për të suksesshëm dhe rimëkëmbje e sukseshme dhe e qëndrueshme”,  e organizuar nga UNDP dhe Finance Think.

  Parlamenti miratoi Buxhetin për vitin 2021 - buxheti i parë afatmesëm    Parlamenti miratoi Buxhetin për vitin 2021 - buxheti
20.12.2020

20 dhjetor 2020, Shkup - Parlamenti miratoi buxhetin për vitin 2021. Ky është buxheti i parë afatmesëm i paraqitur dhe miratuar nga Parlamenti me të cilin   parashikohet   rritje  ekonomike në vitin e ardhshëm prej 4.1% dhe uljen e deficitit buxhetor për 3.6 përqind krahasuar me këtë vit. Siç u theksua gjatë prezantimit të buxhetit, qëllimet kryesore janë : ruajtja e shëndetit të qytetarëve, shëndeti i ekonomisë dhe përshpejtimi i rritjes dhe reformave strukturore.

Besimi në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare të "Nënë Terezës": Me Strategjinë "SmartER Growth" për të dyfishuar rritjen ekonomike
18.12.2020

17 dhjetor 2020, Shkup - "Qëllimi ynë kryesor është që, në planin afatmesëm, të përshpejtojmë rritjen ekonomike nga 2 - 2.5% në dekadën e fundit në 4 - 5% rritje mesatare vjetore në pesë vitet e ardhshme. Ne do ta arrijmë këtë përmes Strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar – SmartER Growth dhe  buxheti i vitit 2021 është pjesë integrale", tha ministri i financave, Fatmir Besimi në konferencën e katërt ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Nënë Tereza, ‘Si deri tek zhvillimi i qëndrueshëm".

Besimi: Punohet në reforma të madhe në tregun e kapitalit
17.12.2020

17 dhjetor 2020, Shkup - “Ministria e Financave vitin e ardhshëm parashikon të zbatojë reformën më të madhe në sferën e tregut të kapitalit. Ligji ekzistues për letrat me vlerë do të zëvendësohet mr dy ligje të reja: Ligji për instrumentet financiare dhe Ligji për prospekte për letrat me vlerë dhe detyrimet e emetuesve për transparencë. Me këtë reformë do të krijohen kushte për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja në tregun financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të sigurohet nivel më i lartë i stabilitetit të tregut, do të përforëcohen autorizimet e organeve mbikëqyrëse dhe do të përmirësohet mbrojtja e investitorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të tregut”, tha ministri i Financave, në ngjarjen “Bursat në vitin 2020 – shqyrtim i tregjeve lokale dhe globale”, në organizim të Bursës maqedonisë.

Besimi - Bomgartner: Intensifikimi i bashkëpunimit me Francën
17.12.2020

17 dhjetor 2020, Shkup - Ministri i Financave, Fatmir Besimi, realizoi takim me ambasadorin e Francës në vend, Siril Bomgartner. Ministri e informoi ambasadorin për planin ekonomik të Qeverisë për ballafaqimin me krizën, si dhe për reformat dhe strategjitë kyqe që përpilohen në kuadër të Ministrisë të cilat duhet të mundësojnë rritje të përshpejtuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Shpërblime për personelin mjekësor, fonde për vaksina dhe skem e garancës shtetërore sigurohen me rishpërndarjen e Buxhetit
16.12.2020

16 dhjetor 2020, Shkup - Mjetet për kompensimin për të gjithë personelin mjekësor dhe personelin ndihmës në spitalet që trajtojnë pacientët me Covid, si dhe mjetet për furnizimin e insulinës dhe vaksinave për Covid,  sigurohen me një pjesë të fondeve nga rialokimi në buxhetin për këtë vit në një shumë totale prej 1.3 miliard denarë, i cili u miratua sot nga Parlamenti. Gjithashtu, me rialokimin e mjeteve të parashikuara për Fondin e Garancisë, për pagesën e ndihmës shtetërore në bazë të marrëveshjeve të kontraktuara, si dhe për blerjen e ndërtesës nga NNDM.

Debat Publik mbi Strategjinë e Reformës së Taksave 2021-2025: Të hyra më të larta, drejtësi më e madhe dhe dixhitalizim
16.12.2020

16 dhjetor 2020, Shkup – Të sigurohet drejtësi më e madhe në tatimim, mbledhje më e mirë e të hyrave, sistem tatimor që do të inkurajojë investime dhe inovacione dhe me këtë edhe  rritjen ekonomike, përgjegjësi më të madhe tatimore (ngritja e vetëdijes për nevojën e pagimit të taksave),   transparencë më e lartë, cilësi më të lartë të shërbimeve, dixhitalizimi dhe tatimim i gjelbër,  janë prioritetet e Strategjisë pesë-vjeçare për reformën e sistemit tatimor, për të cilën sot u organizua një diskutim publik në Ministrinë e Financave, me institucione, publikun nga sfera e biznesit atë joqeveritar dhe  ekspertë, në të cilin mori pjesë Ministri i Financave Fatmir Besimi.

Besimi: Ligji i ri për kontroll të brendshëm financiar për rritjen e llogaridhënies së institucioneve
15.12.2020

15 dhjetor  2020, Shkup  -  Sistem i ri i udhëheqjes llogaridhënëse në menaxhimin financiar dhe kontrollin e institucioneve të sektorit publik do të krijohet me ligjin e ri për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi, në një diskutim publik për Propozim ligjin e ri.

Pages